Klitshko, sa frikë; jahti merr flakë në brigjet e Majorkës

Vladimir Klitshko jetoi momente shumë të vështira për t’u administruar. Ish kampioni i botës në pesha të rënda në boks, në mbrëmjen e së martës teksa ishte në bordin e një jahti në brigjet e Majorkës në shoqërinë e familjes dhe miqve të tij, u desh të përballej me një zjarr që shpërtheu në dhomën e makinerive.

Ndërhyrja e menjëhershme e rojeve bregdetare bëri që të evitohej më e keqja. Këtë ngjarje, Klitshko e mori me sportivitet dhe në Twitter publikoi një video të saj të shoqëruar nga një mesazh të shkruar me tone shakaje.

‘Kujdes kur shpreh dëshirën; fati e mori pas si shumë fjalë për fjalë dëshirën time për adrenalinë-shkruante Klitshko në postimin e tij për këtë incident.

sfidanti.al