Kepa duket se e mbylli sezonin qysh tani

Në fakt, mbasi atij cirku që bëri në ndeshjen finale të Kupës së Ligës (Carabao) të Anglisë mes Çelsit dhe Mançester Sitit, duke refuzuar që të ndërrohej, portieri i “bluve” të Londrës, Kepa Arizabalaga, u kërkoi falje stafit të trajnerëve dhe bashkëlojtarëve të vet, por kjo, sikurse duket, nuk ishte e mjaftueshme, sepse gabimi i tij ishte i madh.

Sikurse bëhet e ditur nga kampi i klubit londinez, ku dje u tha se do të tregohen tolerantë ndaj tij, ka shumë mundësi që Kepa të mos jetë në portën e Çelsit jo vetëm më ndeshjen më të afërt kundër Totenhemit në Premier Ligë, por edhe deri në fund të këtij sezoni.

Sfidanti.al