Nëse del kampion, Liverpuli do të prishë “traditën” franceze!

Nëse Liverpuli do të arrijë që ta fitojë titullin e Premier Ligës, atëherë ai do të bëhet ekipi i parë që do ta bëjë këtë gjë në shek. e 21-të, duke mos patur në përbërje të tij asnjë futbollist francez!

Të gjithë ekipet anglezë që kanë dalë kampionë të Anglisë që nga sezoni 1999-2000 e këtej, kanë pasur të paktën nga një futbollist francez në përbërje të vet, kurse Liverpuli nuk ka asnjë të tillë tani.

Titullin e parë të këtij shekulli në Premier Ligë e fitoi Mançester Junajtidi që kishte në përbërje të tij Mikael Silvestre dhe në atë sezon ai ka luajtur që nga minuta e parë në pothuajse çdo ndeshje.

Jyrgen Klopi nuk është antifrancez, pasi ai donte të sillte te “të kuqtë” Nabil Fekirin nga Lioni, por ai transferimnuk u realizua.

Sidoqotë, është fakt se trajneri gjerman nuk ka asnjë francez midis 22 futbollistëve të tij: shtatë janë nga Anglia, tre – nga Brazili, dy – nga Holanda dhe nga një nga Belgjika, Kameruni, Kroacia, Egjipti, Guinea, Portugalia, Senegali, Spanja, Zvicra dhe Skocia.

Sfidanti.al