Marselo do të shpëtojë nga kritikat, duke ikur nga Reali

Futbollisti brazilian Marselo erdhi te Reali i Madridit para12 vitesh dhe u bë një nga mbrojtësit më të mirë në botë, por tani ai e ka humbur vendin e tij në formacionin e parë dhe arsye janë forma e tij, për shkak të dëmtimeve, dhe marrëdhëniet jo të mira me trajnerin e ri, Santiago Solari.

Media botërore shkruan se Marselo do të ndjekë gjurmët e ish-bashkëlojtarit dhe mikut të tij, Kristiano Ronaldo, duke u bashkuar me këtë të fundit te Juventusi. Ka shumë mundësi që kjo të ndodhë këtë verë.

Një deklaratë interesante lidhur me sa më sipër bëri agjenti Rikardo Shlipe i futbollistit të Ajaksit, Nikolas Taljafiko, që bëri të ditur se ky mbrojtës i majtëështë objektiv i Realit dhe se në fund të sezonit ai do të përfundojë në “Santiago Bernabe”, kështu që nuk do të jetë ndonjë habi e madhe që Marselo të largohet nga Reali.

“Unë mund t’ua them pa doreza se Marselo do të bëhet lojtar i Juventusit dhe se marrëveshja paraprake përkatëse tanimëështë arritur. Mua më kanë kontaktuar nga Reali dhe më thanë se ata janë gati që të fillojnë bisedimet për Nikolasin (Taljafikon), sepse atyre në të sezonit do t’u duhet një mbrojtës i majtë i ri”, vuri në dukje agjenti i mësipërm, Shlipe.

Sfidanti.al