Javën e kaluar, trajneri i Atletikos së Madridit, Diego Simeone, u vu në qendër të vëmendjes, për shkak të festimit vulgar nga ana e tij tënjërit prej dy golave që ekipi i tij shënoi në ndeshjen e parë(2-0) të 1/8-së finaleve të Ligës së Kampioneve në “Vanda Metropolitano” të Madridit kundër Juventusit. Simeone, në fakt, më vonë kërkoi falje për gjestin e tij të pahijshëm, duke thënë se nuk mund ta kontrollonte veten, për shkak të emocioneve të mëdha.
Diçka e ngjajshme ndodhi edhe në një ndeshje të Serisë D italiane mes ekipeve Prato dhe Viarexhio.
Sulmuesi i Pratos, Rikardo Moreo, shënoi gol dhe më pas bëri një budallallëk të madh, vendosi të imitoi festimin vulgar të Simeones, por një gjë e tillë i kushtoi atij shtrenjtë, pasi gjyqtari i ndeshjes i tregoi atijpa asnjë dilemë kartonin e kuq! Sidoqoftë, Prato pati fat, sepse e fitoi ndeshjen 2-1.
Sfidanti.al