Ish-trajneri i përfaqësueses së Kroacisë dhe pjesëtari i brezit të futbollistëve që fitoi medaljen e bronzit në Botërorin 1998, Sllaven Biliç, u shkarkua mbas vetëm shtatë muajsh si trajner i klubit saudit Al Ihidad, por, megjithatë, ai doli mjaft mirë në planin financiar, sepse siguroi një zhdëmtim financiar që çdokush do ta kishte ëndërr.
Biliçi erdhi në Arabinë Saudite që të shpëtonte nga rënia një kategori më poshtë të njërit prej klubeve kryesorë sauditë, Al Itihad, madje ai shpenzoi shumë para për përforcime, por rezultati mungoi, kështu që specialisti kroat i mësipërm i futbollit u shkarkua.
Por, megjithatë, Biliçi do të largohet nga Arabia Saudite me një pasuri “të vogël”, jo më pak se 15,5 milionë dollarë, sepse sauditët janë të detyruar që t’ia paguajnë atë të gjithë kontratën trevjeçare, pasi ishin ata që e prishën kontratën para kohe.
Sfidanti.al