Katërshja mbrojtëse e Liverpulit, më shumë gola se CR7-ta!

Mbrojtësit natyrisht që mund të shënojnë gola, por prej tyre nuk priten mrekulli. Gjithsesi, katërshja difensive e Liverpulit ka qenë vërtet e jashtëzakonshme këtë sezon, me një kontribut tepër të madh edhe në lojën sulmuese të skuadrës. Van Dajk, Matip, Robertson dhe Aleksandër-Arnold kanë gjithsesi 38 gola e asistë, më shumë sesa shifra 36 e golave të Kristiano Ronaldos për Juventusit. Van Dajk ka realizuar 6 gola e ka shërbyer 4 asistë, Robertson dhe Aleksandër-Arnold kanë nga 13 asistë secili, ndërsa më pak ka Xhoel Matip.

Reparti mbrojtës, ndërkaq, nuk është se ka lënë pas detyrat e tij në prapavijë, me Liverpulin që është skuadra që ka pësuar më pak gola në Premier Ligë, baraz me Mançester Sitin, vetëm 22 në 37 ndeshje. Natyrisht, në Champions ka pasur ndonjë ulje-ngritje, siç ndodhi në “Kamp Nou” ndaj Barcelonës, apo në ndeshjet në grup me Crvena Zvezdën e Paris SG, por sidoqoftë edicioni ka qenë fantastik. Mëkaq, që mund të përfundojë pa asnjë trofe.

Sfidanti.al