Kancelarja Merkel “ngushëllon” Lëvin pas sulmit të Bajernit

Një projekt gjigand ka nisur nga puna në Gjermani dhe bëhet fjalë për kompleksin e ri të Federatës së Futbollit. Në vendosjen e gurit të parë të punimeve në Frankfurt ishte e pranishme edhe vetë kancelarja Angela Merkel, duke treguar gjithë rëndësinë e madhe të projektit që do të kushtojë 150 milionë euro. Merkeli ishte në krah të trajnerit të kombëtares, Joakim Lëv, i cili pati kështu një mbështetje dhe një “ngushëllim” pas sulmit të ashpër të presidentit të Bajernit, Uli Hënes.

“Jam e bindur se punimet për kompleksin do të ecin më mirë sesa ato për aeroportin e Berlinit”, – tha kancelarja me shaka. Qendra e DFB-së pritet të jetë gati në 2021, dhe do të jetë më e madhja në botë në llojin e saj, me kapacitet të shumëllojshëm dhe me 3 fusha me bar natyral. Edhe vetë Parlamenti gjerman ia ka hapur dyert futbollit, pasi drejtori i DFB-së, Oliver Birhof, mban fjalim në Bundestag me temën “Si të kthehet sërish futbolli gjerman në majat botërore”.

Sfidanti.al