Emri i saj është Mari Lang (Marie Lang), është nga Gjermania, 33 vjeç dhe kampione absolute e botës në kikboks. Vajza e lindur në qytetin perëndimor të Byndes, është jo vetëm një talent i rrallë dhe një fituese e vërtetë, por edhe një aktiviste për çështje shoqërore. Së fundi, ajo pozoi me një veshje tërheqëse “prej mishi” duke treguar jo vetëm fizikun e saj të shkëlqyer, por edhe mesazhin. “Është një provokim i qëllimshëm, – tha ajo, – përpara ndeshjes sime të radhës, unë dua të tërheq vëmendjen e njerëzve për ushqimin që marrim, për trajtimin e duhur të kafshëve”. Ajo ndeshet me rivalen serbe, Ajla Lukaç (25 vjeç) në Pallatin e Sportit të Mynihut, dhe gjatë përgatitjeve hoqi dorë nga ushqimi me mish, duke u kthyer në vegane. Më pas, ajo do të ushqehet sërish me mish.
Sfidanti.al