Nagelsman paralajmëron Lajpcigun: Jo fishekzjarre për fitoren!

Ai e di mirë sesa e vështirë do të jetë gara për titull, jo vetëm sepse janë 4 rivalë, por sepse njëri nga rivalët është “një farë” Bajerni i Mynihut. Suksesi 3-0 ndaj Verderit bëri që Lajpcigu të jetë sërish në krye të Bundesligës, ose fare pranë kreut në rast fitoreje të Bajernit. Për më tepër, skuadra e trajnerit Julian Nagelsman fitoi për herë të parë në 4 ndeshje, diçka e rëndësishme për moralin.

“Fitorja ishte e rëndësishme, ndonëse nuk ishte një lojë nga ato për të festuar me fishekzjarre, – u shpreh trajneri i ri, – fitorja ishte e merituar, jemi të lumtur që fituam, nuk ka rëndësi që gjithnjë të luash shkëlqyeshëm”. Për më tepër, Nagelsmani arriti të shlodhte disi lojtarë të tillë si Laimer apo Klosterman, diçka e rëndësishme sepse në mesjavë vjen ndeshja ndaj Totenhemit të Murinjos në Champions. Një javë më parë, Lajpcigu barazoi 0-0 në fushën e Bajernit.

Sfidanti.al