NBA, Derrik Xhons dhe Hield, kampionë të zhytjeve dhe tripikëshit!

Kanë kaluar 32 vjet që nga konkurrimi i fundit në këtë qytet, dhe në këtë Arenë. Në 1988, ishte Majkëll Xhordani që fitoi duelin e zhytjes në kosh me “mbretin e zhytjeve”, Dominik Uilkins të Atlantës, ndërsa në 2020-ën, ishte radha e Derrik Xhonsit që të fitonte luftën e ashpër ndaj Aron Gordonit. Ky i fundit ishte i shkëlqyer gjatë gjithë kohës dhe u mendua se do të fitonte, një shpërblim pas humbjes dramatike në 2016 kundër Za LaVinit. Fituesi imitoi një nga zhytjet legjendare të Xhordanit, duke triumfuar me 1 pikë më shumë sesa Gordoni.

Në garën për tri pikë pati më pak paqartësi, sepse këtu nuk kishte juri për të dhënë pikët sipas ekzekutimit. Fitues doli Badi Hield i Sakramentos, edhe ky në një duel me një veteran si Devin Bukeri. Hield shënoi 27 pikë nga 40 të mundshme në finale, ndaj 26 të Bukerit. Gara e tripikëshave ka nisur që nga viti 1986, dhe është fituar nga disa prej emrave më të mëdhenj të NBA-së si Lerri Bërd (3 herë), Xhef Hornaçek (2), Pol Pirs, Kajri Irving, Stefën Kërri apo Klej Tompson. Është po ashtu një garë ku kanë fituar disa herë europianët si Peja Stojakoviç (2 herë), Dirk Novicki apo Marko Belineli.

Sfidanti.al