Sa i fortë është Liverpuli? 408 ditë pa humbje, 810 minuta pa pësuar!

Jurgen Klopi është nga ata që pëlqen sulmin, dhe jo më kot futbolli i tij është cilësuar “hevi metëll” (Heavy Metal). Gjithsesi, në moshën e pjekurisë, dhe me një Liverpul që ka ngarkesë të jashtëzakonshme në sezon, edhe një fanatic i ofensivës si trajneri gjerman, duhet të tregohet realist. Për këtë arsye, ai ka balancuar skuadrën duke i dhënë mbrojtjes më shumë rëndësi sesa në të kaluarën. Një “shkëmb” si Virgil Van Dajk ka sjellë ndryshimin, por jo vetëm ai. Në krah është Xho Gomez, ose Zhoel Matip, apo edhe Dejan Lovren, në krahë janë Tren-Arnold dhe Robertson, ndërsa në mesfushë janë Fabinjo, Henderson apo Vajnaldum.

Madje, edhe Salah, Firmino e Man kthehen për të ndihmuar. Kjo ka bërë që Liverpuli të ketë 810 minuta pa pësuar gol në Premier Ligë, që do të thotë 9 ndeshje radhazi. Po ashtu, të kuqtë kanë 408 ditë pa humbje, që nga fillimi i janarit të vjetshëm kur u mundën 1-2 në fushën e Sitit. Klopi duhet të kursejë disa energji, pasi Liverpuli lufton në Premier Ligë, në Champions, në Kupën e Anglisë, ndërsa lojtarët e tij grumbullohen edhe nga kombëtaret.

Sfidanti.al