Hipotezat dhe propozimet përfunduan dhe tani kemi një realitet të qartë dhe të përcaktuar. River Plejt-Boka Juniors, pra finalja e dytë e Kupës Libertadores, do të luhet dhe për këtë është gjetur data dhe stadiumi. Jo Buenos Airesi dhe “Monumentali”, jo Argjentina, Amerika e Jugut, as Lindja e Mesme, por Europa.
Finalja e Championsit të Amerikës Latine do të luhet në stadiumin e kampionëve të Europës, pra në “Santiago Bernabeu”. Superklasikja do të jetë në 9 dhjetor, pak ditë para fillimit të Kupës së Botës për klubet, ku do të marrë pjesë edhe fituesja e Libertadoresit. Boka nuk arriti ta marrë kupën në tavolinë, por arriti të mos lejojë që të luhet në fushën e Riverit. Finalja e parë në “La Bombonera” përfundoi 2-2.
Sfidanti.a