Paratë apo trofetë, De Gea duhet të bëjë zgjedhjen e tij!

Nëse ai hap gojën dhe kërkon një pagë më të lartë, vështirë që Mançester Junajtid të mos ia japë. David De Gea është sot portieri më i kërkuar i botës, dhe mediat britanike njoftojnë se spanjolli mund të pranojë të qendrojë në “Old Traford”, por me kusht që rroga e tij të shkojë aty ku ai mendon se i takon. “Dua rrogë të barabartë me Aleksis Sançezin, – paska thënë De Gea, sipas “Deili Meilit”, – nëse kjo ndodh, jam gati të firmos kontratë 5-vjeçare”.

Të jetë e vërtetë? Sançez merr 350 000 paund stërlina në javë, që do të thotë rreth 400 000 euro, ndërsa bashkë me shpërblime të ndryshme mund të arrijë deri në 550-600 000 euro në javë. Një rrogë vërtet e jashtëzakonshme, por nuk besohet që Junajtid të ketë problem t’ia japë. Është diçka tjetër që e shqetëson De Gean, dhe pikërisht paaftësia e Junajtidit të Murinjos për të luftuar për trofe të mëdhenj. Vështirë që të fitohen Championsi apo Premier Liga dhe kjo mund të jetë një arsye për t’u larguar për David De Gean.

Sfidanti.al