Këtë e thotë Xhemi Karrager, ish-mbrojtësi i Liverpulit, sot analist televiziv. Futbollistit me këmbë e zemër të fortë “i erdhi për të vjellë” nga sjellja e Nejmarit apo ndonjë lojtari tjetër të Paris SG, në ndeshjen ndaj Liverpulit në Champions. “Atyre duhet t’u vijë turp, unë nuk e di sesi mund të jenë sjellë ashtu në sy të grave apo familjeve të tyre në tribuna. Si mund t’u flasin grave dhe shoqeve të tyre”.
Fjalët e Karragerit erdhën pas atyre të Jurgen Klopit që vuri në dyshim ndershmërinë e lojtarëve parizienë. “Ndeshja u ndërpre 500 000 herë”, – tha trajneri liverpulas. Në qendër të kritikave ishte braziliani Nejmar, që u rrëzua shumë më tepër se të tjerët.
Sfidanti.al