“Kam pushtuar Anglinë, por dua titullin”, thotë Ibrahimoviç

Zllatani nuk ka qenë kurrë më shumë modest sesa duhet, apo jo? Pas deklaratave të shumta vetëlavdëruese, ja ku vjen një tjetër. “Kam pushtuar Anglinë me të arritur këtu, ndërsa dua të fitoj titullin kampion”, – ishin fjalët e tij për faqen zyrtare të Mançester Junajtidit, – unë nuk po ndjek askënd, por synimi im është trofeun kryesor, Premier Ligën. Nuk kam objektiva personalë, sepse e pushtova Anglinë, dhe për këtë m’u deshën vetëm 3 muaj”.

Ibrahimoviç ka shënuar 13 gola në kampionat deri tani, por Junajtid është larg kreut të tabelës. Gjithsesi, sulmuesi 35-vjeçar suedez besohet se do ta rinovojë edhe për sezonin e ardhshëm kontratën në “Old Traford” për ta synuar titullin edicionin tjetër. Për momentin, ai mund të kënaqet me fitoren e Superkupës së Anglisë (Charity Shield) ku shënoi golin vendimtar në “Uembli” ndaj Leiçesterit.

Ibra ka fituar 13 tituj kampion në Holandë, Itali, Spanjë dhe Francë, ku ka luajtur me Ajaksin, Juventusin, Interin, Milanin, Barcelonën dhe Paris SG, ndonëse dy tituj kampion me Juven (2005, 2006) i janë hequr skandalit të “Kalçopolit”, ndërsa futbollisti me origjinë boshnjake ka fituar gjithsej 31 trofe, diçka që fare pak lojtarë mund të mburren se e kanë arritur.

Sfidanti.al