“Zonja e Vjetër” nuk ka qenë kurrë një ekip i Europës si, për shembull, Milani. Juventusi ka vuajtur në Champions, edhe pse e ka fituar dy herë në 1985 (pas “Hejselit”) e 1996, ndërsa këtë vjeshtë është në pozita edhe më të vështira. Rreziku i eliminimit ekziston pas humbjeve me PSG-në dhe Benfikën, ndërsa disfata ndaj Milanit ngriti alarmin se ekipi nuk është në lartësinë e duhur. Nëse e keqja ndodh, humbjet financiare do të ishin tepër të mëdha, veçse ka edhe më “për lumë”. Mund të ndodhë që, në këtë formë, Juvja të mos kualifikohet për në Championsin e ardhshëm duke qenë 7 pikë larg vendit të katërt. Nëse ngjajnë dy “mënxyra”, atëherë sipas “La Gazeta delo Sportit”, klubi piemontez do të humbiste 100 milionë euro.
Sfidanti.al