“Simfonia e tetë”, shkruan “La Gazeta delo Sport”, ndërsa “orkestra bardhezi” thuajse u bllokua në Stadium. Fitorja më në fund u arrit në Serinë A, e teta radhazi në kampionat me shifrat e ngushta 1-0 ndaj Udinezes në “Alianc”, dhe që bën të ëndërrohet jo vetëm për Championsin, por pse jo edhe për titullin kampion. Të besuarit e Alegrit ia dolën nëmbrëmjen kur iu dha lamtumira në stadiumin torinez legjendës Xhanluka Viali. Ish-lojtari juventin, Xhanluka Pesoto, mbajti një fjalim me mikrofonin e platformës televizive DAZN, që transmeton ndeshjet, ndërsa golin e vetëm të ndeshjes e shënoi braziliani Danilo katër minuta para fundit. Tifozët kishin vendosur sërish në tribunë banderolën ku shkruaj, “Luka, shëno për ne”. Në stadium ishin Andrea Anjeli dhe Pavel Nedved, në ndeshjen e fundit në rolin e presidentit dhe të zv. presidentit, ndërsa Juvja ka tani 37 pikë, vetëm 4 më pak sesa Napoli që ende nuk ka luajtur. Çfarë ndryshimi këtë sezon, me bardhezinjtë që kanë 8 fitore radhazi dhe madje pa pësuar gol.
Sfidanti.al