Mançini për Vialin: Humba një vëlla, shpresoja tek një mrekulli!

Në televizionin publik, RAI 2, mbrëmë u transmetua një dokumentar me titullin “Sezoni i bukur” (La bella stagione), kushtuar fitores së titullit kampion nga Sampdoria në 1990-1991. Suksesi më i madh në historinë e ekipit ligur ndodhi falë udhëheqjes së dyshes Xhanluka Viali-Roberto Mançini, dhe dy sulmuesit ishin vërtet tepër të afërt. Miqësia e tyre vazhdoi deri në fund, ndërsa ishin edhe bashkë në stafin teknik të Italisë. Trajneri i të kaltërve e thekson humbjen e madhe. “M’u largua një mik si vëlla, – thotë Manço, – shpresoja deri në fund tek një mrekulli. Një humbje e madhe për familjen e tij, për mua, për futbollin italian”.

Sfidanti.al