Sërish e ndihmoi ekipin e tij në fitore dhe realizoi një tripëll dabëll. Nikola Jokiç dhe Denveri ndoshta e patën më të lehtë ndaj Klivlendit për shkak të mungesës së Donovan Miçëllit, por gjithsesi suksesi 121-108 mbetet me shumë vlerë. Nagetsat mbajtën vendin e parë në Perëndim, ndërsa Jokiç pati një tjetër mbrëmje të madhe dhe arriti një tjetër nga rekordet e shumta që ka NBA-ja. Me tripëll dabëllin e radhës, ai ka tani 10 të tillë këtë sezon, duke qenë me numrin më të madh në kampionat, një më shumë se Luka Donçiç. Jokiç ka 6 sezone që realizon të paktën 10 tripëll dabëlla diçka që e kanë bërë vetëm Oskar Robertsoni, Mexhik Xhonsoni dhe Rasëll Uestbruku. Gjigandi serb pati 28 pikë, 15 topa në tabela dhe 10 asistë, si dhe 2 vjedhje topi.
Sfidanti.al