Jo vetëm Liverpuli, Jurgen Klopi është gati të ulë rrogën!

Prej tij pritej një gjest i rëndësishëm dhe ai e bëri. Trajneri i të kuqve angleze, Jurgen Klop, e tregoi veten se nuk udhëhiqet vetëm nga përfitimi, dhe deklaroi se është gati që t’ia ulë rrogën vetvetes për të ndihmuar klubin dhe Britaninë e Madhe në luftën ndaj koronavirusit. Nuk dihet sesa do të jetë ulja e rrogës, por padyshim do të jetë 30 për qind apo më shumë. Po ashtu, të gatshëm janë Dejvid Mojesi trajner i Uest Hemit, Edi Haui trajner i Bornmuthit apo Graham Poter trajneri i Brajtonit.

Klopi, dhe trajnerët e tjerë, po i tregojnë futbollistëve të tyre se gjëja e duhur është ulja e rrogës, ndërsa yjet e Premier Ligës kanë rezistuar duke deklaruar se ulja e rrogave të tyre do të thotë 200 milionë paundë stërlina taksa më pak për shtetin. Ndoshta, akordi mes klubeve dhe lojtarëve duhet të jetë i tillë, që shuma e përfituar nga ulja e pagave të shërbejë për të ndihmuar Anglinë në luftën ndaj epidemisë.

Sfidanti.al