Trajneri I përfaqësueses angleze, Gareth Southgate pranoi reduktimin e pagës së tij me 30%, ndërsa Federata Angleze e Futbollit po mendon nëse do të duhet t’I drejtohet amortizimit social për punonjësit e saj. Në fakt edhe qeveria e futbollit anglez do të duhet te bëjë llogaritë me problemet financiare të shkaktuara nga pandemia coronavirus
Është përllogaritur tashmë shtyrja e miqësoreve të skuadrës së Anglisë që ishte në program gjatë këtyre mujve, ashtu sikurse edhe pezullimi I Kupës së Anglisë që do të shkaktojë një ulje të të ardhurave me 110 milionë Euro. Po kështu edhe kontratat janë përpiuluar sërish në bazë të situatës aktuale të emergjencës shëndetësore.
Punonjësit që përfitojnë më shumë se 50 mijë Paind në vit do të kenë një ulje të përkohshme të pagës prej 7.5%, ndërsa për drejtues të tjerë reduktimi do të jetë 15%. Është ky një plan I përgjithshëm që preku edhe trajnerin e Tre Luanëve, që është më I paguari në Federatë me një pagë prej më shumë se 3 milionë Euro në sezon.
Sfidanti.al