Ashraf Hakimin e realizoi si operacion dhe fitoi 40 milionë euro, të cilat mund të shkojnë në 45. Gjithsesi, kjo nuk mjafton pasi financat e Realit, edhe pse klubi më i madh i botës, kanë marrë goditje të fortë nga epidemia e koronavirusit. Kjo do të thotë se duhet vënë në lëvizje operacioni “largimet” (salida në spanjisht), pra në vazhdën e asaj që ndodhi me Hakimin.
Trajneri Zinedin Zidan dinte diçka që bëri naze përpara sesa t’i premtonte besnikëri presidentit Florentino Perez, dhe me gjasë do të përpiqet të mos lejojë një “hemorragji” të fortë. Gjithsesi, francezi nuk do të ishte kundër largimit të lojtarëve si Garet Bejl apo Hames Rodrigez, të cilët nuk i ka dashur që më parë. Objektivi i Perezit është të fitojë 180 milionë euro nga transferimi “në dalje” i Bejlit, Hamesit, Joviçit, Oskar Rodrigezit, Sebajosit, Vajehos, Marianos e Brahimit, ndërsa nuk dihet se çfarë do të ndodhë me Odegardin. “Kokoshi” është katandisur pak si keq, pasi vetëm Bejli u mor disa vjet më parë për 100 milionë euro.
Sfidanti.al