Mbappe dhe demtimi ne kavilje: Nuk besoj se eshte thyer

‘Degjova nje krak te vogel, nuk besoj se eshte thyer’-keto ishin fjalet e thena nga Kylian Mbappe presidentit Emmanuel Macron ne momentin e ceremonise se dhenies se trofeut te Kupes se Frances te Paris Saint Germaini qe iu japin shume shpresa kampioneve te vendit transalpin. Mbappe kete te shtune do t’u nenshtrohet ekzaminimeve mjekesore me te detajuara qe do te japin nje diagnoze me te qarte per kaviljen e demtuar pas nderhyrjes shume te ashper te Perrin te St.Etienne.

Ankthi eshte i madh te Paris Saint Germaini pasi Mbappe mund te humbase sfiden me Atalanten ne cerekfinale te Liges se Kampioneve e programuar te zhvillohet ne 12 gusht ne Lisbone.

Sfidanti.al