Nga personazhi mitik ka mbetur vetëm një foto, dhe i lumtë dora atij fotografi që e shkrepi. Kjo vajzë krenare që shihni me ngjyrat bardhezi quhej Irenë Gonzales, ishte spanjolle me nënshtetësi, por i përkiste racës krenare të galjegëve, pasardhësve të keltëve të lashtë. E lindur në 1909 në qytetin e La Korunjës (A Korunja, në gjuhën galjege apo galiciane), Irena pati prirje dhe pasion për futbollin, diçka që nuk ishte aq e kohës.
Flasim për vitet 1910-1920, kur vetë Federata “fisnike” Angleze refuzonte të njihte çdo lloj futbolli të femrave dhe e luftoi aq ashpër, sa Inkuizicioni përndoqi heretikët. Gjithsesi, ndryshe nga punët fetare, futbolli në Spanjë gjeti tokë më “pjellore” dhe Irena luajti fillisht si sulmuese, për t’u bërë më pas portiere. Diku pas vitit 1920, në La Korunja erdhi kombëtarja e Spanjës që fitoi Olimpiadën në 1920, dhe që kishte në përbërje legjendën e madhe, Rikardo Zamora, gjithashtu portier. Kjo ndoshta e nxiti edhe më shumë Irenën e cila pasi luajti në ekipin e fëmijërisë Rasing-Atletik, themeloi ekipin e saj, Irenë FC, ku ishte portiere dhe kapitene, dhe ku ishte e vetmja femër në mes të burrave.
Për fat të keq, në një kohë që mjekësia nuk ishte edhe aq e zhvilluar Irenë Gonzalez, vdiq shpejt e sëmurë me tuberkuloz, duke qenë vetëm 19 vjeç në vitin 1928.
Sfidanti.al