Skuadra me potencialin më të madh në NBA ka vazhduar të forcohet, por jo vetëm ajo. Bruklin Nets, ekipi numër 2 i Lindjes për momentin, pati përballë një rival gjithashtu të forcuar mjaft si Çikago Bulls. “Demat” kanë marrë edhe Nikola Vuçeviçin nga Orlando, duke e bërë çift me Zak Lavinin, ndërs pranë tyre është edhe Tomas Santoranski. Kjo treshe bëri që Bruklini të mos përballonte dot mungesën e dy yjeve kryesorë si Kevin Durant dhe Xhejms Harden, pavarësisht se në parket ishin Kajri Irving, Lamarkus Olldrixh dhe Blejk Grifin. Këta dy të fundit u morën në fazën e tanishme të transferimeve.
Në Arenën e Çikagos ndeshja përfundoi 115-107, dhe Lavin shënoi 25 pikë, ndërsa Vuçeviç ishte në nivelin 22 pikë e 13 topa në tabela. Santoranski shtoi 19 pikë e 11 asistë, ndërsa për miqtë nuk bënë punë 24 pikët e 15 asistët e Irvingut. Olldrixh shënoi vetëm 11 pikë, po aq sa Harris, ndërsa Grifin pati 10 si dhe 8 topa në tabela. Bruklin është në vend të dytë në Lindje me 34 fitore e 16 humbje, menjëherë pas Filadelfias, ndërsa Çikago është në vend të 10-të, gjithashtu në Lindje.
Sfidanti.al