Juventus, ndëshkimi përfundon; Dybala, Arthur e McKennie i bashkohen grupit

Paulo Dybala, Weston McKennie e Arthur u stërvitën rregullisht me pjesën tjetër të skuadrës në Continassa. Tre futbollistët e Juventusit e kryen masën e dënimit për festën e ndërprerë nga karabinierët në banesën e amerikanit dhe këtë të diel ishin nën urdhrat e trajnerit Andrea Pirlo.

Pas gjobës dhe lënies jashtë derbit të Torinos, tano do të vlerësohet gjendja e tyre për grumbullimin për sfidën delikate të së mërkurës me Napolin që do të vijë në Allianz Stadium për ndeshjen e prapambetur të javës së tretë të Serisë A italiane.

Sfidanti.al