Igli Tare sulmon Milanin, Interin, Juventusin dhe Romën

Shqiptari tregohet tepër i ashpër me rivalët dhe i sulmon keq. Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, ka fjalë të rënda për klube si Milani, Juventusi, Interi apo Roma duke i cilësuar “të dështuar”. “Ata kanë dështuar nga ana teknike (që do të thotë financiare), – shprehet Tare, – Milani, Interi, Juventusi dhe Roma mbahen në jetë vetëm sepse i duhen sistemit”. Shqiptari thotë se i pëlqen që klubet t’i kenë si pronë familje të caktuara apo tifozë, dhe jo shumëkombëshe që kanë vetëm interesa tregtare, ndërsa sulmon UEFA-n për konkurrime si Ligën e Konferencës, Ligën e Kombeve madje edhe Ligën e Europës që, sipas tij, nuk sjellin aq shumë të ardhura dhe dëmtojnë shëndetin e lojtarëve.

Sfidanti.al