Sa shumë yje kthehen nga dëmtimi këtë sezon në NBA!

Ndoshta nuk ka qenë kurrë kështu, apo ka ndodhur tepër rrallë. Dëmtimet janë gjë normale në sport, pra edhe në basketboll, por gjithsesi më në fund fizioterapistët, kirurgët dhe ortopetëd e traumatologët do të kenë më pak punë. Disa nga yjet kryesorë të NBA-së kthehen pas një kohe të gjatë riaftësimi dhe kampionati këtë vit premton të jetë më i bukur. Kauai Leonard i Klipersave ka 16 muaj pa luajtur, Zion Uilliamson e humbi edhe ai sezonin e kaluar për Pelikansët, Entoni Dejvisi i Lejkërsave po ashtu ka luajtur shumë pak dhe mesatarisht vetëm 60 ndeshje në edicion. Damien Lilard kthehet për Portlendin dhe Ben Sajmonsi për Bruklinin, por nuk duhet të harrojmë Xhamal Marrejn e Denverit e po ashtu Majkëll Porterin të këtij ekipi, që janë krahët e Nikola Jokiçit.

Sfidanti.al