Po flasim për ekipin më shumë të titulluar të Europës, e padyshim edhe të botës. Nuk ia vlen të diskutojmë sesi mbërriti Reali i Madridit deri te kjo madhështi, pasi është temë e gjatë dhe duhet diskutuar një herë tjetër, por thjesht po rreshtojmë disa statistika. “Merengesit” janë ekipi që kanë fituar më shumë Championsin, plot 13 herë duke përfshirë edhe kupën e kampionëve. Shtatë prej këtyre triumfeve kanë qenë në epokën moderne të Ligës së Kampionëve, ndërsa “los blankosit” kanë 17 finale, gjithashtu një rekord europian. Ndaj Liverpulit, gjigandët spanjollë kanë luajtur dy finale në këtë konkurrim, në 1981 të humbur 0-1 dhe në 2018 fituar 3-1. Reali kthehet në finalen e Championsit për herë të parë që nga viti 2018, ndërsa ka 7 finale të fituara radhazi (1998, 2000, 2002, 2014, 2016, 2017, 2018). Finalja e fundit e Championsit (Kupës së Kampionëve) ka qenë pikërisht ajo ndaj Liverpulit në 1981 dhe si për koincidencë ajo ndeshje është luajtur në Paris.
Sfidanti.al