I madh Luka Donçiçi, në plej of kalon edhe Majkëll Xhordanin

Natyrisht është një periudhë shumë më e shkurtër për yllin nga Sllovenia në krahasim me legjendën amerikane të NBA-së. Majkëll Xhordan ka arritur një mesatare prej 33.4 pikësh për ndeshje në karrierën e tij në plej of në një numër të përgjithshëm prej 179 ndeshjesh. Gjashtë herë kampioni i NBA-së ia doli në një karrierë të gjatë, ndërsa Luka Donçiç për momentin e lë pas për vetëm pak. Basketbollisti i Dallasit ka mesatare në plej of prej 33.5 pikësh për ndeshje, ndonëse ka luajtur gjithsej 18 ndeshje. Nuk dihet nëse 23-vjeçari do të mundet të vazhdojë me këtë ritëm, por gjithsesi për momentin e sheh veten në të njëjtin nivel si Majkëll Xhordani, Karim Abdul-Xhabari apo Uilt Çembërleni.

Sfidanti.al