Ka ardhur koha e “hesapeve” për “pleqtë” Mesi e Ronaldo!

Pasi dominuan futbollin botëror duke nisur që nga 2008-ta e deri vitin e kaluar, tashmë mosha nuk u lejon që të mbeten në radhë të parë. Kilian Mbape, Karim Benzema, Mohamed Salah, Robert Levandovski apo Erling Haland po luftojnë për titujt e mëdhenj individualë, ndërsa legjendat Lionel Mesi e Kristiano Ronaldo po përpiqen që ta mbyllin sa më mirë karrierën. Në një sezon që u vlerësua si i mirë për CR7-ën, por i pamjaftueshëm për “magjistarin” argjentinas, kanë nisur krahasime, kuptohet nga ana e tifozëve. Shumëkush vlerëson më lart Kristianon që vazhdon të shënojë shumë gola edhe duke qenë 37-vjeç, ka nga ata që mburrin Mesin që jep asiste njëlloj si Mbapeja apo Tomas Myleri, ndërsa një tifoz i “Pleshtit” krahason ndeshjet finale, në të cilat Mesi ka shënuar 31 gola, ndërsa Ronaldo ka vetëm 22 duke llogaritur edhe golat, edhe asistet.

Sfidanti.al