I mbeten edhe dy hapa për t’u konfirmuar si pronari i ri i klubit londinez. Edhe pse Tod Boehli nuk pritet të jetë një Roman Abramoviç i ri, sërish miliarderi amerikan do të jetë padyshim shpëtimi dhe shpresa e Çelsit. Biznesmeni i fuqishëm ka firmosur kontratën për të blerë aksionet nga miliarderi rus për 4 miliardë USD. Tashmë, sipas mediave angleze, mbeten edhe dy veprime, “drita jeshile” e qeverisë britanike dhe ajo e Premier Ligës. Besohet se këto hapa do të kryhen, ndonëse Çelsi ka afat deri në 31 maj pasi atëherë përfundon licenca si ekip i Premier Ligës angleze. Abramoviçi ka njoftuar (nëpërmjet klubit) se do ta respektojë premtimin e bërë për të shlyer 1.6 miliardë paundë stërlina borxhe të Bluve të Londrës.
Sfidanti.al