Dyshimet në fillim ishte se mos ai tërhiqej fare nga sporti, por duket se nuk do të ndodhë kështu. Pas statusit në rrjetet sociale me fjalët “ja ku jam përsëri”, Ljuis Hamilton bëri hapin e dytë duke u paraqitur në “vendin e punës”, pra në selinë e Mercedesit në Britaninë e Madhe, atje ku u njoh edhe me makinë për këtë vit. Shtatë herë kampioni i botës është padyshim i mërzitur sepse humbi titullin në favor të Maks Verstapenit të Red Bullit, ndërsa do të duhet të luftojë edhe për diçka tjetër. Lajmet janë që drejtuesit e Formula 1 nuk do të lejojnë që pilotët të ulen në gjunjë përpara garave, siç kanë bërë vitin e kaluar për të shprehur vullnetin për luftë ndaj racizmit. Hamilton ka qenë nxitësi kryesor i përgjunjjes dhe ka mundësi që të ketë përplasje me drejtuesit.
Sfidanti.al