Sadio Mane është vonë për të kapur “trenin” për tek Reali!

Mediat europiane shkruajnë se sulmuesi i Senegalit, kampioni i ri i Afrikës, dëshiron të ndryshojë ambient. Sadio Mane, sipas “Spoksit” (SPOX) do të largohet nga Liverpuli për të provuar La Ligën e Spanjës, dhe flitet se dëshira e tij është që të veshë fanelën e Realit. Gjithsesi, në Madrid janë Karim Benzema e Vinisius, si dhe pritet të vijë Mbape (ndoshta edhe Halandi). Atëherë, ku do të jetë vendi për Manenë, edhe pse ai është një sulmues shumë i mirë? Duket se yllit të Senegalit i ka ikur “treni” për të mbërritur në Madrid e për të luajtur me Realin.

Sfidanti.al