Largim i lavdishëm Benzemasë, ndryshe nga Rauli, Kasijasi, CR7 e Ramosi!

Parashikimi është që sezoni i ardhshëm do të jetë i fundit në Madrid për sulmuesin e shquar francez. Karim Benzema besohet se do të luajë edhe edicionin e 14-të me fanelën e Realit, atë 2022-2023, për të bërë një largim të lavdishëm, ndryshe nga ai i shumë legjendave të kohëve të fundit të “Santiago Bernabeut”. Ardhja e Kilian Mbapesë në verë pritet t’ia ulë kohën e aktivizimit 34-vjeçarit, dhe gjithçka do të bëhej thuajse e pamundur me mbërritjen edhe të Erling Halandit. Kontrata e Benzemasë përfundon në qershor 2023, dhe nuk pritet rinovim, por presidenti Florentino Perez e ka dashur gjithnjë dhe nuk dëshiron që ta përcjellë të ofenduar. Perezi nuk pëlqen largime me pakënaqësi siç ndodhi me Raulin, Kasijasin, Ronaldon dhe Ramosin. Do të ketë bisedime shpejt, ndërsa francezi ka 303 gola në 587 ndeshje për Realin, nga të cilët 209 në kampionat. Benzema është shënuesi i 4-ët më i mirë në histori për “merengesit”, dhe i ka të gjitha mundësitë sezonin e ardhshëm të dalë i dyti pas Kristiano Ronaldos, duke kaluar Di Stefanon e Raulit.

Sfidanti.al