Halandi vë në podium Levandovskin, Mesi e Benzemanë, por nuk harron Van Dajkun!

Kur u pyet se cilët janë tre lojtarët më të mirë të botës sipas tij, sulmuesi norvegjez e bëri shpejt e shpejt listën. Erling Halandi rreshtoi si fituesit në podium Robert Levandovskin e Bajernit, Lionel Mesin e Paris SG dhe Karim Benzemanë e Realit të Madridit. Nuk pati vend për Kristiano Ronaldon apo Kilian Mbapenë këtë herë, veçse 21-vjeçari nuk harroi edhe një vlerësim tjetër. Ai u pyet se cili ishte mbrojtësi më i vështirë ndaj të cilit ka luajtur deri tani. Halandi nuk e pati të vështirë të nxirrte emrin e Virgil Van Dajkut të Liverpulit, kundër të cilit luajti ndërsa ishte në radhët e Salcburgut. “Nuk fitova asnjë duel ndaj Van Dajkut”, – tha ai. Norvegjezi ka shënuar 80 gola në 79 ndeshje për Dortmundin dhe pritet të sqarojë se ku do të vazhdojë e ardhmja e tij.

Sfidanti.al