Nadali, një hap larg historisë: Në finale për Grand Slemin e 21-të!

Novak Gjokoviç nuk u lejua që të konkurronte dhe ta sfidonte. Rasti ishte i artë për Rafael Nadalin, ndërsa edhe veterani Rozher Federer nuk mori dot pjesë në Australian Open për shkak dëmtimi. Gjithsesi, legjenda spanjolle e tenisit ka meritat e veta të padiskutueshme që është në prag të hyrjes në histori, të paktën për disa muaj. Tenisti 35-vjeçar arriti në finalen e Grand Slemit në Melburn pas fitores ndaj italianit Mateo Berretini, duke qenë në prag të fitores së titullit të 21-të në turne të tillë. Federer e Gjokoviç kanë nga 20, aq sa ka edhe spanjolli për momentin. Nadali ia doli 3-1 me sete, me rezultatin 6-3, 6-2, 3-6, 6-3, pra vetë setet nuk patën aq shumë luftë sa vetë ndeshja. Një arritje e madhe, pasi disa muaj më parë ai nuk e dinte nëse do të merrte dot pjesë në Australian Open për shkak të një dëmtimi në këmbë.

Sfidanti.al