Argjentina ka 28 ndeshje pa humbje, i afrohet rekordeve!

Edhe pa Lionel Mesin nuk e patën problem, sepse në ekip ishin Angel Di Maria dhe Lautaro Martinez. Argjentina e trajnerit Skaloni po bëhet e frikshme dhe pas Kupës së Amerikës fituar vjet, ja ku po vazhdon serinë e rezultateve pozitive. Suksesi Kilit ishte 2-1 me golat e Di Marisë e Lautaros, dhe bardhekaltërit kanë tani 28 ndeshje radhazi pa humbje. Suksesi u arrit në eleminatoret e Kupës së Botës, me “gauçosit” që ishin të kualifikuar që më parë, por që po luajnë për rekordet. Mesi nuk u thirr sepse trajneri nuk deshi ta lodhte ndërsa sapo e ka marrë veten nga Kovidi. Rekordi botëror për ndeshjet radhazi pa humbje mbahet nga Italia me 37, më pas Brazili me 36, Spanja me 35, ndërsa Argjentina ende nuk ka arritur rekordin e saj me 31 ndeshje, e duhet të kalojë edhe Francën (30) dhe Algjerinë (29).

Sfidanti.al