Halandi: Interi është i madh, por duam të plotësojmë kryeveprën!

Sulmuesi norvegjez është ndoshta lojtari që pritet me më shumë interes për finalen e Championsit mes Mançester Sitit dhe Interit. Ylli i Guardiolës, që fitoi Këpucën e Artë në Angli dhe në Europë, do të jetë rreziku kryesor për zikaltërit, ndërsa shprehet me besim. “Ne jemi një grup i pabesueshëm, një ekip shumë i mirë, – thotë ai, – për mua është më e lehtë të shënoj në këtë skuadër. Është një nder për mua që luaj një finale Championsi, por së pari duhet ta mendojmë si punën për t’u bërë. Guardiola është një mjeshtër. Interi është skuadër e madhe, por ne duam që të përfundojmë kryeveprën”. Siti ka fituar Premier Ligën dhe Kupën e Anglisë deri tani.

Sfidanti.al