Për ekipin e tij ka fjalët më të mira të mundshme. Nuk i qorton aspak lojtarët e tij Pep Guardiola, edhe pas barazimit 0-0 në fushën e Kristël Palasit që ia vështirësoi rrugën drejt mbrojtjes së titullit. Mançester Siti është 4 pikë para Liverpulit, por ekipi i Klopit do të luajë sonte në fushën e Arsenalit dhe mund të afrohet në 1 pikë në renditjen e Premier Ligës. Trajneri i Sitit gjeti edhe fajtorin kryesor për ndalesën e ekipit të tij. “Mënyra sesi luajtëm ne ishte e mahnitshme, – tha ai, – duke pasur parasysh se ishim në një stadium të vështirë, me një fushë që nuk e kishte barin në nivelin e duhur. Ne ishim gjatë gjithë kohës përpara, ne luajtëm shumë mirë. Ka ende shumë ndeshje për t’u luajtur, ne duhet të fitojmë shumë sfida, por gjithsesi ne luajtëm futboll. Nuk kam pendesa për ekipin”.
Sfidanti.al