Çelsi mund të udhëtojë 10 orë me autobus për ndeshjen e Kupës!

Skuadrat e mëdha nuk janë mësuar të jenë në kushte të tilla, por ja që mund të ndodhë. Plot 12 vjet më parë, Barcelona e vuajti shumë udhëtimin nga Katalonja në Milano me autobus për ndeshjen ndaj Interit në Champions për shkak të vullkanit në Islandë, ndërsa Çelsi i Londrës mund të provojë një vuajtje pak më të vogël sepse mund të udhëtojë me autobus këtë fundjavë për ndeshjen e Kupës së Anglisë në fushën e Midëllsbrout. Rruga do të ishte 536 milje, siç matet distanca në Britaninë e Madhe, dhe kjo sepse financat e londinezëve janë bllokuar me dënimin e pronarit Roman Abramoviç. Me gjasë, aeroplani mund të mos merret, ndonëse lojtarët mund të jenë gati të paguajnë vetë për udhëtimin mjaft që të udhëtojnë siç duhet.

Sfidanti.al