Pas ndeshjes që Danimarka fitoi në fushën e Anglisë, Kristian Eriksen deklaroi se ai është i lumtur në kombëtare sepse aktivizohet rregullisht dhe luan në pozicionin që i përshtatet më shumë. Mediat italiane nuk ngurruan të theksonin se ky ishte një sulm i hapur i mesfushorit danez për trajnerin e Interit, Antonio Konte, i cili shpesh herë e ka lënë atë në stol. Në këtë linjë edhe sulmuesi i Francës, Antuan Grizman, pasi luajti dhe shënoi për kombëtaren në fushën e Kroacisë. Kampionët e botës fituan 2-1 dhe Grizmani vlerësoi trajnerin e tij Deshamp, duke thënë se “unë tek Franca luaj aty ku jap më shumë, në pozicionin tim natyral”. Ky është padyshim që sulm ndaj trajnerit të Barcelonës, Ronald Kuman, pasi francezi nuk po arrin të shkëlqejë me katalanasit. Pak besohet që shfrime të tilla do t’i ndihmojnë, por kjo konfirmon faktin se një lojtar nëse nuk luan bëhet shqetësim për trajnerin.
Sfidanti.al