Covid, Spadafora: Mendoj se Ronaldo theu protokollin

‘Duke bërë vajtje-ardhje në Portugali, Ronaldo theu protokollin antiCovid-kjo është ajo që tha ministri i Sporteve, Vincenzo Spadafora gjatë një interviste për median italiane duke teksa iu përgjigj pyetjes nëse ylli i Juventusit theu protokollin duke shkuar në Portugali për t’u kthyer më pas në Torino.

Në të njëjtën kohë Spadafora foli edhe për vendimin e dhënë nga Gjykatësi Sportiv për dënimin e Napolit me humbjen 3-0 në tavolinë dhe heqjen e 1 pikë nga klasifikimi. ‘ Është një vendim që e pranojmë. Të shohim tani se cfarë do të ndodhë me apelimin e Napolit-vijoi Spadafora i cili konfirmoi se ndeshjet në futbollin italian do të vijojnë dhe se stadiumet do të vijojnë të jenë ende bosh edhe pse rajonet propozuan për hapjen e tyre me 25% të kapacitetit

Sfidanti.al