Argjentina si Argjentina, dhe nuk thuhet kot “sipas vendit bëhet edhe kuvendi”. Nëse në stadiumet europiane shqetësimi është i madh kur hidhen tymuese,fishekzjarrë apo edhe sende të forta në fushë, në Argjentinë duket normalitet edhe të luhet futboll me … granata. Disa të tilla u hodhën në stadiumin e Rozarios, “Estadio Gigante de Arrojito”. Ndeshja ishte një derbi mes Rozario Sentralit dhe Njuell’s Bojsave, dhe pas hedhjes së disa granatave në fushë, ajo u shty. Derbi mes dy ekipeve cilësohet “Klasiko Rozarino” (Clasico Rosarino), një nga betejat më të ashpra dhe të ndjera të futbollit botëror. Fillimisht, përballja u shty, por pastaj u luajt dhe Njuellsi fitoi 1-0. E gjitha kjo bëri që të harrohej fitorja po 1-0 e Boka Juniorsit në superklasiken në stadiumin e River Plejtit, që është edhe derbi i Buenos Airesit dhe cilësohet si më i rrezikshmi në të gjithë botën.
Sfidanti.al