Gjokoviç: Nuk e dija që isha pozitiv kur takova fëmijët!

Një moment i vështirë për numrin 1 të botës ishte ai i shpjegimit të aktivitetit në Beograd në 17 dhjetor, një ditë pas rezultatit pozitiv të testit për Kovid, sipas dokumentave që ai dërgoi në Australi. Në një intervistë me “L’Ekipin” francez, Novak Gjokoviç deklaroi se ai nuk e kishte marrë vesh rezultatin e testit deri pas momentit kur ndodhi takimi me fëmijët. “Ka shumë informacion të gabuar për mua, – tha Nole, – isha në një ndeshje basketbolli ku pati infektime. Bëra një test të shpejtë që doli negativ, pastaj për siguri bëra një PCR, rezultatin e të cilit e mora vesh vetëm pas aktivitetit me fëmijët në Beograd. Të nesërmen isha në qendrën time në Beograd dhe i anulova aktivitetet me përjashtim të një interviste, ndonëse ky ishte një gabim, edhe pse respektova distancën”. Pritet se çfarë do të vendosë tani ministria e emigracionit për vizën e tenistit që shpreson të konkurrojë në Australian Open.

Sfidanti.al