Njëri prej tyre duhet të jetë në krah dhe i preferuari është Adama Traore i Uolvesit. Trajneri Antonio Konte ka biseduar me presidentin e Totenhemit, Levi, dhe me shefin sportiv, Paratiçi, duke vendosur pikat mbi “i” për transferimet e janarit. Sipas mediave angleze, italiani ka kërkuar edhe dy sulmues, njëri prej të cilëve duhet të jetë plotësim për yllin kryesor, Harri Kejn. Për largimet, Konte është gati të heqë Dele Alin, Ndombelenë dhe Dohertin. Totenhemi luan sot gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Ligës ndaj Çelsit, me synim të përmbysë diferencën 0-2 që pati në “Stemford Brixh” dhe në fushë do të ketë një formacion të përzier me Jorisin, Kejnin, Mourën, por edhe jo që të gjithë titullarët.
Sfidanti.al