Momenti është kritik, diçka që edhe e priste, edhe jo. Lionel Mesit sikur i ra pika kur ndjeu dhimbje në këmbë, në ndeshjen ndaj Vijarrealit, duke dyshuar për më të keqen. “Nuk mund të dëmtohem përsëri, – i tha ai fizioterapistit Zhordi Mesajes, siç raporton “Golaso del gol”, – nuk mundem të dëmtohem përsëri”. Frikë e kuptueshme e lojtarit më të mirë në botë, i cili sapo ishte kthyer titullar, për herë të parë këtë sezon, pas një dëmtimi të mëparshëm.
Barcelona njoftoi me anë të një komunikate se Mesi ka pësuar tërheqje (zgjatje) të një muskuli të këmbës së majtë, dhe se koha e kthimit në fushë do të varet nga ecuria e dëmtimit. Mediat raportojnë se është thuajse e sigurt që ai nuk do të luajë ndaj Getafes në La Liga në fundjavë, madje është në dyshim të madh edhe për ndeshjen ndaj Interit në Champions, të mërkurën e ardhshme.
Sfidanti.al