Një rast pranë fundit do të thotë se Luksemburgu bëri shumë më tepër sesa Franca, që goditi dy herë shtyllën dhe krijoi disa mundësi të pastra shënimi në ndeshjen mes tyre. Përse kështu, do të pyeste çdokush, por përgjigjen logjike e japin statistikat që krahasojnë vlerën e lojtarëve të dy skuadrave në tregun e futbollit. Se çfarë përfaqëson Franca kjo është e qartë, por le ta themi me shifra, plot 443 milionë euro vlerë e kartonëve të futbollistëve të saj ku shkëlqejnë Pogba, Mbape, Dembele, Lemar apo Grizman.
Luksemburgu, apo Lëcebyrg sipas gjuhës vendase, ka një sipërfaqe nja 10 herë më të vogël se Shqipëria, dhe një popullsi prej më pak se 600 000 banorësh, ndoshta 1 e 15-ta e asaj të Parisit. Ky shtet i vjetër që duket se ka ngelur në Mesjetë (Dukata e vetme e mbetur në botë), po provon më së fundi edhe dashurinë për futbollin. Ekipi kombëtar luksemburgas vlen 30 200 euro. Gjithsesi, ky ekip me vlerë më pak se një apartament, ndali Francën e madhe në barazimin 0-0 në stadiumin e Tuluzës.