Franca merr gjoba sepse Kilian Mbape nuk dëshiron të reklamojë alkoolin!

Ylli kryesor i “gjelave” nuk ka pranuar të dalë në asnjë konferencë për shtyp në Kupën e Botës, dhe arsyeja kryesore ka qenë sponsori i turneut, kompania amerikane e birrës, Budveiser. Kilian Mbape po ashtu ka pozuar me trofeun e lojtarit më të mirë të ndeshjes, në të dyja rastet, duke pasur në sfond kompani të tjera sponsorizuese, si Adidasi, Koka Kola, kompania ajrore e Katarit apo të tjera, por jo Budveiserin. Ndryshe nga ai, lojtarë të tjerë që kanë dalë më të mirët e ndeshjeve, kanë pozuar me tabelën e sponsorizimit të Budveiserit.

Sfidanti.al